Zyrtarët policorë për mbikëqyrje kufitare në autostradën Kumanovë – Tabanoc kanë zbuluar dje 13 emigrantë në një automjet, transmeton Gazeta Sinjali.
Sipas Policisë në Maqedoni të Veriut, emigrantët ishin nga Pakistani.
“Në automjetin ‘Ford transit’, me tabela të Shkupit, e drejtuar nga A.K (34) nga Rashçe e Shkipit, janë gjetur 13 emigrantë nga Pakistani”, tha policia.
Në njoftimin e Policisë po ashtu thuhet se A.K është arrestuar dhe ndaj tij do të parashtrohet kallëzim penal.