Ledri Vula prej muajsh po shijon të qënit baba, pasi ai dhe Sara u bënë prindër për herë të parë me ardhjen në jetë të vajzës Poem Blu.
Artisti i njohur që është nga më të pëlqyerit e femrave ka zbuluar më shumë rreth njohjes së tij me Sarën dhe momentin kur e kuptoi se po bëhet baba!
Ai ka treguar se kanë 3 vite lidhje me Sarën, ndërkohë që marrëdhënien e bënë publike në prill të 2020-s.
“Kam aq kohë me Sarën sa ka qenë pjesë në
xhirimet e klipit ‘Princess Diana’. Sarën e dua shumë si njeri dhe karakteri i
saj më ka bërë për vete. E kuptova që ajo është ‘the one’, pasi do doja që një
vajzë si Sara të rriste fëmijën tim.
Momenti kur e kuptoi se po bëhet baba ishte shumë i veçantë dhe i pa harruar
për reperin.
‘’Kur ishim në karantinë, isha me disa shokë dhe kishim pirë shumë. Të nesërmen më vjen Sara me lot në sy dhe unë thashë çfarë ka ndodhur, më nxori para eko-n, e shihja dhe nuk e besoja. Ende nuk e besoj, më ka ndrequr jetën”, u shpreh reperi i emocionuar. /Gazeta Sinjali/