Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se ka kapur rreth 200 kilogramë marihuanë që kapë vlerën e 600 mijë eurove.
Sipas MPB-së maqedonase, droga është futur nga territori i Kosovës dhe për këtë rast janë arrestuar gjashtë persona, në mesin e tyre edhe kosovarë.
Katër vetura janë ndaluar, ku janë gjetur 171 pako me marihuanë, ndërsa pas kontrollit në disa shtëpi janë gjetur edhe 29 pako tjera me armë e municion.
Katër nga gjashtë të arrestuarit janë: B.R., O.A., J.L. (Kosovar), I.P..
Gjatë këtij aksioni janë ndalur veturat e tipit BMW, Opel Zafira, MiniCooper dhe Mercedes.