image Si u infektua mjeku i spitalit rajonal të Gjakovës gjatë pushimit mjekësor

Shëndetësi

Si u infektua mjeku i spitalit rajonal të Gjakovës gjatë pushimit mjekësor

news image

Drejtori i spitalit rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë, Hilmi Shala duke folur për rastet ka treguar sesi u infektua mjeku i repartit të hemiodializës në këtë spital.

Shala ka thënë se mjeku që ka rezultuar pozitiv vjen nga komuna e Rahovecit.

“Mbrëmë është konfirmuar se një mjek që vjen nga Rahoveci ka rezultuar pozitiv ne testin për koronavirus. Ai është punëtor në repartin e hemiodializës dhe është rast kontakti nga motra e tij, e cila ka dalë pozitive me Covid-19. Por, në shtatë ditët e fundit, ai nuk ka punuar për shkak se ka qenë në pushim mjekësor. Andaj puna në repart po vazhdon si më herët”, ka thënë Shala në Rtv Dukagjini.

Ndërsa sa i përket të infektuarve në komunën e Gjakovës, Shala tha se në këtë komunë janë 7 raste aktive, 2 prej tyre janë duke u trajtuar në QKUK, ndërsa të tjerët janë në vetizolim dhe gjendja e tyre është stabile.

Në Kosovë sot janë konfirmuar edhe 77 raste të reja me koronavirus. Ndërkaq nuk është shëruar asnjë pacient i infektuar./GazetaSinjali/