Ndoshta dikur e gjetët punën e ëndrrave. Më në fund u ndjetë sikur ishit rehat për gjithë jetën, por gjërat ndryshuan. Pas disa kohësh që filluat punën bashkëpunëtori juaj, të cilin e kishit edhe mentor, u largua në një vend tjetër.
Në vend të tij erdhi dikush tjetër i cili nuk iu kushtonte shumë kujdes e vazhdon të mos iu kushtojë, madje përkundrazi është gjithmonë kritikues. Pra, puna aktuale, nga një punë e ëndrrave u kthye në makth të vërtetë.
Në të tilla rrethana gjëja e vetme që iu shkon më mend është të largoheni nga puna. Por nganjëherë nuk është kaq e thjeshtë. Nganjëherë mungesa e përvojës së madhe iu bën që të mos gjeni punë edhe aq lehtë dhe faturat e shpenzimeve “thërrasin” për t’u paguar.
Cilado qofshin arsyet që ju bëjnë të qëndroni edhe më tutje në një punë që nuk e pëlqeni aspak, mund të bëni diçka që ta përmirësoni të paktën në disa gjëra.
Hidhni në pah se çfarë ju pëlqen dhe çfarë jo!
Gjëja e parë që duhet ta bëni është të uleni dhe ta bëni një listë me gjërat që nuk ju pëlqejnë në atë punë! Përpiquni që të gjeni probleme specifike, sepse sado që mund ta urreni atë punë nuk do të thotë që të gjitha gjërat ju shkojnë keq.
Pas kësaj listoni edhe gjërat që i doni në këtë punë! Ndoshta është shefi, ndonjë nga kolegët apo edhe detyrat e punës.
Kthehuni përsëri të gjërat që nuk i pëlqeni! A mund ta zgjidhni ndonjërën prej tyre? Shumica e situatave nuk janë edhe aq të pashpresa si duken. Për shembull, nëse keni ndonjë problem me shefin, uluni dhe diskutoni me të! Por paraprakisht ndaluni dhe shihni situatën objektivisht, secila histori i ka dy anët e medaljes. Mbase problemi mund të jeni ju. Diskutimi mund t’ua ndryshojë lidhjen tuaj.
A jeni të palumtur me vetë punën?
Ndonjëherë nuk po bëni gjërat për të cilat jeni marrë vesh në fillim. E nëse po bëni punë të cilat në fakt as që ju interesojnë dhe për të cilat as që pyeteni, duhet që të flisni për këtë! Mos e lini punëdhënësin që ta përkufizojë karrierën tuaj!
A po ngulfateni me sasinë e punëve që po bëni?
Ndaluni dhe mendoni që pasja e shumë përgjegjësive nuk është patjetër gjë e keqe! Shefi ndoshta ua ka dhënë ato detyra, sepse e din që mund t’i menaxhoni mirë.
Pas kësaj konsiderojeni listën në të cilën i keni shënuar gjërat që ju pëlqejnë! Përpiquni të bëni më shumë punë të cilat ju pëlqejnë. Gjithmonë punët që punonjësit i duan më shumë i bëjnë më mirë, kështu që performanca e tyre do të vërehet nga punëdhënësi.
A po kërkoni për më shumë?
Njerëzit nganjëherë thonë që janë lodhur nga punët e tyre. Ata ndihen sikur mund të mbajnë më shumë përgjegjësi sesa që u ka dhënë shefi. Shprehni interesim në ndonjë projekt që mendoni që mund ta menaxhoni mire!
Gjeni mundësi vullnetare në të cilat mund t’i shfaqni aftësitë tuaja! Në këtë mënyrë do ta ngjallni edhe vëmendjen e shefit, por edhe në qoftë se kjo nuk ndodhë, do të përfitoni përvojë dhe do ta bëni CV-në tuaj më të pasur.
Duke i ndjekur këto sugjerime nga Akademi Pune, do të keni mundësinë që ta “rregulloni” vendin tuaj të punës. Në fund të fundit, nëse u ka ardhur në mendje që ta lini punën, më mirë është që t’i shteroni të gjitha mundësitë. Nuk keni asgjë për të humbur./Gazeta Sinjali/