Pas mbarimit të takimit mes delegacionit rus dhe atij ukrainas, ka folur ndihmësi i presidentit rus, Vladimir Medinsky.
Medinsky i tha kanalit të lajmeve Rossiya 24 se ishte e mundur të gjetet mirëkuptim i ndërsjellë për disa pika të negociatave – “çështja kryesore që zgjidhëm sot është çështja e shpëtimit të njerëzve, civilëve që u gjendën në zonën e përleshjet ushtarake”.
Ai thotë se dy ministritë e mbrojtjes kanë rënë dakord për një format për mirëmbajtjen e korridoreve humanitare “për daljen e popullatës civile [dhe] për ndërprerjen e mundshme të përkohshme të armiqësive në sektorin e korridorit humanitar për periudhën e daljes së popullatës civile”.
“Unë mendoj se ky është një progres i rëndësishëm,” shton ai.
Agjencia e lajmeve Reuters raporton se raundi tjetër i bisedimeve do të zhvillohet në fillim të javës së ardhshme.