Një pjesë e objekteve të qendrës së Prishtinës kanë mbetur sot pa ngrohje për shkak të një rrjedhje në rrjetin primar të ngrohjes në rrugën “Hajdar Dushi” dhe “Qamil Hoxha”.
Kryeshefi ekzekutiv i Ndërmarrjes Publike Termokos, Fisnik Osmani, tha për Gazetën Sinjali se si shkak i një rrjedhje në rrjetin primar të ngrohjes në rrugën “Hajdar Dushi” dhe “Qamil Hoxha”, disa objekte të qendrës së qytetit kanë mbetur pa ngorhje.
Më tej ai theksoi se ekipet e mirëmbajtjes së Termokosit janë duke punuar në dy puseta dhe pritet që së shpejti të kthehet ngrohja deri në mbrëmje.