Merita Aliu sot u dënua nga gjykata me 2 vjet e gjysmë burgim me kusht që në peridhën 3 vjeçare të mos kryej ndonjë vepër penale.
Ajo është një nga gratë e kthyera nga Siria në Kosovë, ndërkaq mëngjesin e sotëm është shpallur fajtore për organizim dhe pjesmarrje në grupe terroriste.
Ajo e ka pranuar fajin në gjykatë, ndërsa avokatja e saj, Leonora Dervishaj Pacolli, ka treguar për Sinjalin reagimin e klientes së saj kur i është shqiptuar dënimi.
“Gjykata e ka dënuar në mënyrë meritore. Rrethanat lehtësuese i ka vlerësuar në mënyrë të drejtë. Edhe në periudhën e hetimeve kjo ka pranu që ka qenë në Siri. Ka shprehë pendim të thellë që ka shku. Më ka ra pak me bisedu me të, por e ka pritë mirë vendimin e gjykatës, e ka konsideruar meritor”, ka thënë avokatja.
Merita dhe 31 gra të tjera, në prill të këtij viti ishin kthyer nga vatrat e luftës në Siri për në Kosovë. Ndërkaq në total, në prill nga Siria në Kosovë u kthyen 110 persona. /Sinjali