Qytetarë të shumtë të Kosovës janë duke u mashtruar përmes llogarive të ndryshme në rrjetin social Facebook, me qëllimin e vetëm të përfitimeve personale të disa personave, raporton Gazeta Sinjali.
Qytetarë të shumtë vazhdojnë të ju besojnë lojërave të organizuara nga llogari të ndryshme në Facebook të cilat kërkojnë nga qytetarët të etiketojnë shoqërinë e tyre, ta ndjekin atë llogari në Facebook dhe ta shpërndajnë në profilet e tyre.
Personat që organizojnë këto mashtrime përdorin emrat e kompanive të ndryshme në Kosovë të cilët qytetarët i konsiderojnë si llogari zyrtare në Facebook të atyre kompanive, por në fakt ato janë vetëm llogari të rreme.
Kështu pasi që ajo llogari fiton mijëra ndjekës, këta persona mund ta përdorin për ta shitur atë, ndërsa lojërat e organizuara janë të gjitha mashtrime për shkak se askush nuk i fiton çmimet e përmendura.
Vetëm gjatë ditëve të fundit janë evidentuar disa llogari që organizojnë lojëra të tilla për përfitime personale./Gazeta Sinjali/