Ministria e Punëve të Brendshme, respektivisht Agjencia për Regjistrim Civil njofton qytetarët e Komunës së Mitrovicës se janë pezulluar përkohësisht shërbimet për vula apostile/verifikuese në këtë komunë.
Arsyeja e këtij pezullimi është për shkak të infektimit me COVID-19 të njërit prej zyrtarëve të ARC-së në Mitrovicë, punonjës në sektorin për vula apostile.
Qytetarët e Komunës së Mitrovicës do të informohen me kohë se kur do të rifillojë puna me këtë shërbime. /GazetaSinjali/