image Si ndodhi konflikti në fshatin Sfeqël të Podujevës, ku pati të shtëna me armë

Drejtësi

Si ndodhi konflikti në fshatin Sfeqël të Podujevës, ku pati të shtëna me armë

news image

Në orët e mbrëmjes të natës së 25 qershorit në fshatin Sfeçël të Komunës së Podujevës ndodhi një konflikt mes dy personave ku pati edhe të shtëna me armë.

Gazeta Sinjali ka mësuar detaje se si ndodhi rasti, për të cilin është i dyshuar Gramoz Ajvazi.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se ndaj tij po kërkohet masa e paraburgimit.

Por si ndodhi e gjithë ngjarja?

Fillimisht dyshohet se Gramoz Ajvazi nën kërcënimin e armës e ka frikësuar viktimën A.A. (emër i njohur për redaksinë).

Ngjarja nisi kur i dyshuari dhe viktima A.A. u takuan në rrugë rreth orës 21:00. Por, aty Gramoz Ajvazi vetëm “i kishte vënë syrin”  A.A., kjo sepse vetëm 25 minuta më pas viktima pa se pati të shtëna me armë në drejtim të tij nga i dyshuari.

Por, kjo nuk mbaroi me kaq sepse viktima nuk arriti që t’i ikë të dyshuarit Gramoz Ajvazi, pasi ky i fundit i shkoi edhe tek dera e shtëpisë viktimës.

Pikërisht në momentet kritike kur Gramoz Ajvazi kishte nxjerrë armën në drejtim të viktimës A.A., kishte ndërhyrë një person i tretë me iniciale J.A.(emër i njohur për redaksinë), i cili i’a merr armën të dyshuarit, por ky i fundit nuk ndalet. Kjo sepse edhe një person tjetër me inicialet M.A. (emër i njohur për redaksinë) kishte tentuar ta ndaloj të dyshuarin të gjuaj me armë. Gramoz Ajvazi godet personin M.A. me duar duke i shkaktuar lëndime në vesh dhe në fytyrë.

Prandaj Gramoz Ajvazi dyshohet për tri vepra penale “Posedim i armës apo mjetit të rrezikshëm”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” dhe “Lëndim i lehtë trupor

Ai gjendet në ndalim që nga nata kur edhe ndodhi ngjarja.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. /Gazeta Sinjali/