image Të shtëna me armë zjarri në Podujevë, lëndohet një grua

Siguri

Të shtëna me armë zjarri në Podujevë, lëndohet një grua

news image

Mbrëmë rreth orës 21:00 në Podujevë është arrestuar një person i dyshuar për veprën penale ‘Armëmbajtje pa leje’, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia njofton se i dyshuari kishte shtënë në drejtim të një personi, por fatmirësisht nuk kishte arritur ta qëlloj këtë të fundit.

Mirëpo, si pasojë e këtyre të shtënave lëndime trupore ka pësuar nëna e viktimës dhe pas këtij rasti është dërguar për tretman të mëtutjeshëm mjekësor./Gazeta Sinjali/