image Si e luftojnë korrupsionin ShBA-të dhe vendet partnere

Botë

Si e luftojnë korrupsionin ShBA-të dhe vendet partnere

news image

Zëvendëspresidenti Joe Biden në vitin 2014, korrupsionin e quajti “një kancer që gëlltit besimin e qytetarëve në demokraci”. Ndërkaq tani, Presidenti Biden, ka thënë se Shtetet e Bashkuara udhëheqin një luftë globale kundër korrupsionit brenda dhe jashtë vendit.

Në memorandumin e 3 qershorit , Biden lidhi qeveritë dhe sistemet financiare të përgjegjshme dhe transparente me demokracitë e shëndetshme.

Kur liderët vjedhin nga qytetarët e kombeve të tyre ose oligarkët shpërfillin sundimin e ligjit, rritja ekonomike ngadalësohet, pabarazia zgjerohet dhe besimi te qeveria bie ndjeshëm,” tha Biden, duke e ngritur luftën kundër korrupsionit në një prioritet të sigurisë kombëtare.

Korrupsioni vendeve në zhvillim u kushton 1.26 trilion dollarë në vit.

Biden do të presë një Samit për Demokracinë më 9-10 dhjetor, duke u fokusuar në përpjekjet kundër korrupsionit, avancimin e të drejtave të njeriut dhe mbrojtjen kundër autoritarizmit.

Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik në nëntor të 2020 përgëzoi Shtetet e Bashkuara për zbatimin e fuqishëm të ligjeve të ShBA-së kundër korrupsionit dhe për promovimin e qeverisjes së mirë jashtë vendit, shkruan Share America, përcjell GazetaSinjali.

Në Ukrainë, Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) ka mbështetur, ndër iniciativat e tjera:

  • Krijimi i Gjykatës së Lartë Kundër Korrupsionit.
  • ProZorro, një mjet dixhital për përmirësimin e kontabilitetit dhe transparencës së blerjeve qeveritare.
  • Reforma e re gjyqësore ukrainase dhe blerjet transparente të tokës.

Këto dhe masa të tjera i kanë kursyer qeverisë së Ukrainës rreth 6 miliardë dollarë që nga viti 2016.

“Shtetet e Bashkuara qëndrojnë me ju ndërsa punoni me guxim për të ndërtuar një botë më të ndershme, më të drejtë dhe demokratike,” tha administratorja e USAID, Samantha Power në një konferencë kundër korrupsionit në Kiev në qershor.

Këshilli së fundmi ka identifikuar 68 milionë dollarë në skema të dyshuara korrupsioni në lidhje me prokurimin e ventilatorëve dhe pajisjeve të tjera për përgjigjen e vendit ndaj COVID-19.

Si USAID, ashtu edhe Byroja Ndërkombëtare e Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (INL) e Departamentit të Shtetit të ShBA-së kanë ndihmuar në nxitjen e reformës gjyqësore në Evropën Lindore. 

USAID ka trajnuar më shumë se gjysmën e gjyqtarëve të Kosovës për kodin e etikës dhe gjithashtu ka ndihmuar në përmirësimin e efikasitetit gjyqësor. Për dy vjet, gjyqtarët në Kosovë e shkurtuan numrin e lëndëve të mbetura për 30%.

Në partneritet me gjyqtaren Afërdita Bytyqi, gruaja e parë që u bë kryetare e Gjykatës Themelore të Prishtinës, gjykatës më të madhe në Kosovë, USAID-i mbështeti zyrën e gjykatës për informim publik në publikimin e vendimeve në internet ku çdokush mund t’i qaset.

Roli i sistemit të drejtësisë në demokraci është i madh”, tha Bytyqi. “Sepse vetëm kur kemi një sistem efikas mund të themi se kemi një sistem demokratik në Kosovë”. /GazetaSinjali/