Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson duke folur për situatën në Ukrainë, dje ka krahasuar presidentin Rus Vladimir Putin me Millosheviqin.
Gjykimin e këtij të fundit në gjykatën e Hagës e kishte kundërshtuar presidenti Putin.
Një qëndrim të tillë ai e kishte shfaqur edhe në takimin që kishte pasur atëkohë me ish-presidentin e Francës, Zhak Shirak, në Kremlin.
Por Shirak nuk e kishte mbështetur qëndrimin e Putinit, duke thënë se “ishte e përshtatshme që Millosheviqi, një njeri “përgjegjës për vdekjen e qindra mijërave”, të mos i shpëtonte drejtësisë”.