image Si e goditën raketat iraniane aeroplanin ukrainas

Botë

"Daily Mail"/ Si e goditën raketat iraniane aeroplanin ukrainas

news image

Media e njohur britanike “Daily Mail” ka publikuar një video të re, ku shfaqet qartë momenti kur një raketë iraniane godet aeroplanin ukrainas me 176 persona në bord pasi e ngatërroi me një bomber amerikan. Si pasojë e goditjes me raketë balistike, me të cilat Irani sulmoi bazat amerikane në Irak, avioni shpërtheu pak pasi ishte larguar nga aeroporti ” Imam Khomeini International Airport” dhe nuk pati asnjë të mbijetuar.

Pamjet u shfaqën pasditen e së enjtes, disa orë pasi Presidenti Donald Trump zbuloi se ai ka dyshime serioze se aksidenti nuk ishte për probleme mekanike, siç u pretendua nga zyrtarët iranianë më herët.

“Ishte duke fluturuar në një zonë mjaft të ashpër. Dikush mund të ketë bërë një gabim,”, u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë të enjten. “Kam një ndjenjë që diçka shumë e tmerrshme ka ndodhur, shumë shkatërruese”, shtoi ai.

Kryeministri Kanadez Justin Trudeau më vonë i bëri jehonë shqetësimeve të Trump, duke thënë se provat tregojnë se një raketë iraniane rrëzoi avionin dhe se goditja “mund të ketë qenë pa qëllim”.  Trudeau tha se inteligjenca kanadeze mbështeste këtë tezë. “Provat e inteligjencës sugjerojnë se një raketë ka goditur avionin”, deklaroi kreu i qeverisë kanadeze.