image Si e ftoi Hoxhiq Policinë për t'i arrestuar në zyrën e saj të dyshuarit që morën mijëra euro duke mashtruar

Siguri

Si e ftoi Hoxhiq Policinë për t’i arrestuar në zyrën e saj të dyshuarit që morën mijëra euro duke mashtruar

news image

Gazeta Sinjali sot raportoi për arrestimin e dy personave në Mitrovicë të Veriut, të cilët dyshohen se mashtruan disa qytetarë duke u marrë para, me premtimin se do t’i punësojnë dhe do t’iu ndajnë banesa. Sinjali ka mësuar se personi që denoncoi këtë rast në Polici është Adriana Hoxhiq, zëvendëse e kryetarit të komunës së Mitrovicës së Veriut, emri i të cilës ishte përmendur nga qytetarët që dyshohen për mashtrim.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se dy të dyshuarit, një grua 47-vjeçare dhe një burrë 37-vjeçar dyshohet se morën mijëra euro, duke i mashtruar hallexhinjtë e papunë, e të pashpresë për gati 9 muaj.

Dy personat që u arrestuan dyshohen se kishin përmendur edhe emrin e Hoxhiq, duke tentuar që t’i joshin viktimat dhe ta bëjnë sa më të vërtetë premtimin që u kishin dhënë, raporton Sinjali.

Arrestimi i të dyshuarve është bërë dje, rreth orës 13:00. Sot Policia njoftoi se dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje dhe ndaj tyre është hapur rasti si “mashtrim”.

Në një prononcim për Gazetën Sinjali Hoxhiq e ka konfirmuar rastin dhe ka dhënë detaje se si e njoftoi Policinë derisa dy të dyshuarit ishin në zyrën e saj.

“Unë e konfirmoj këtë rast. Dy personat e dyshuar e kanë përmendur emrin tij në këtë rast. Në momentin që unë e kam kuptuar se dyshohen për mashtrim, unë e kam ftuar Policinë, të dyshuarit i kam mbajtur në kabinet dhe më pas Policia i ka kapur. Unë jam një qytetare dhe mundohem të jem shembull i mirë, duke raportuar rastet e mashtrimit në Polici”, tha Hoxhiq për Sinjalin.

Arrestimi i të dyshuarve është bërë dje, rreth orës 13:00. Sot Policia njoftoi se dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje dhe ndaj tyre është hapur rasti si “mashtrim”.

“MASHTRIM/ Mitrovica Veri 01.02.2022 – NN. Ankuesja femër kosovare zyrtare, ka raportuar se dy të dyshuar një femër kosovare dhe një mashkull kosovar, dyshohet se kanë mashtruar disa qytetarë duke ju marr para me premtim se do ti punësojnë dhe do t’ju ndajnë banesa, me ç’rast kanë përmendur edhe ankuesen e cila nuk ishte në dijeni për këtë rast. Njësiti policor ka arrestuar të dyshuarit. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.”

/GazetaSinjali/