image S’i doli në takim, gjilanasi shantazhon të miturën – ia publikon fotografitë në rrjete sociale

Siguri

S’i doli në takim, gjilanasi shantazhon të miturën – ia publikon fotografitë në rrjete sociale

news image

Shantazhet që bëhen përmes rrjeteve sociale janë raste të shpeshta në vendin tonë. Zakonisht viktima janë vajzat e reja të cilat në këmbim të mospublikimit të pamjeve që do cenonin integritetin dhe privatësinë e tyre, detyrohen të kryejnë favore të ndryshme ndaj të dyshuarve, raporton Gazeta Sinjali.

Një vajzë e mitur nga komuna e Kamenicës ka kërkuar ndihmën e Policisë së Kosovës, pasi që e njëjta është në hall me një person nga fshati Bresalc i komunës së Gjilanit, i cili ka keqpërdorur fotografitë e saj personale.

Sinjali mëson se e mitura dhe i dyshuari kishin pasur më parë komunikim përmes rrjeteve sociale, por që kërkesën për të dalë në takim e kishte refuzuar 15-vjeçarja.

Kjo ka revoltuar 21-vjeçarin, i cili në shenjë hakmarrjeje dhe për të arritur qëllimet e tij, ka shantazhuar të miturën duke hapur profile të rrjeshme në rrjete sociale me fotografitë e viktimës.

Përballë kësaj situate, e mitura ka denoncuar rastin në Polici, ku para hetuesve policorë ka rrëfyer në detaje gjithë atë që ka ndodhur.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intërvistim dhe para hetuesve ka pranuar se ka kryer veprën për të cilën dyshohet.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ndaj 21-vjeçarit të nisin hetimet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Shantazh’.

/GazetaSinjali/