image Si do të punojnë barnatoret pas orës 17:00?

Kosovë

Vendimi/ Si do të punojnë barnatoret pas orës 17:00?

news image

Qeveria në detyrë e Repulikës së Kosovës ka miratuar propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia për ndryshimin e orarit të kufizimit të lëvizjes së lirë.

Sipas vendimit të qeverisë në detyrë, ndalohet qarkullimi i qytetarëve dhe automjeteve private gjatë orës 17:00-06:00, orar ky që do të vlejë edhe për barnatoret.

“Barnatoret e licencuara në Republikën e Kosovës ushtrojnë veprimtaritë e tyre prej orës 06:00-17:00. Pas orës 17:00 veprimtaria e tyre do të organizohet përmes kujdestarisë”, thuhet në vendim.

Sipas këtij vendimi, barnatoret kujdestare do të përcaktohen nga Ministria e shëndetësisë/AKPPM. në koordinim me Odën e Farmacistëve të Kosovës (OFK) dhe komunat përkatëse/autoritetet komunale./Gazeta Sinjali/