image Si do të jetë moti nesër dhe pasnesër?

Kosovë

Parashikimi/ Si do të jetë moti nesër dhe pasnesër?

news image

Parashikimi i motit.

Pas kalimit të frontit, në fundjavë, nga Mesdheu dhe Europa qëndrore do të shtrihen fusha të presionit të lartë dhe masa të ngrohta ajrore, që do të favorizojnë mot të ngrohtë dhe kryesisht me diell.

Datat:

11.10.2019 – Herët në mëngjes vransira dhe reshje lokale shiu. Gjatë ditës më freskët, e vransirat do të shpërndahen. Në mbrëmje kthjellime. Erë mesatare nga verilindja 6-12m/s. Indeksi UV: 3.

12.10.2019 – Mot i ngrohtë, i kthjellët dhe me diell. Erë e lehtë nga juglindja 1-4m/s. Indeksi UV: 4.

/Gazeta Sinjali/