image Si do të jetë 2020-a juaj? Nëse jeni kuriozë, ndaluni dhe lexojeni

Modë & Stil

Si do të jetë 2020-a juaj? Nëse jeni kuriozë, ndaluni dhe lexojeni

news image

Prej kohërash që nuk mbahen mend, njerëzit në përgjithësi kanë një interes të madh për të ardhmen. Në të njëjtën kohë, pamundësia për të vëzhguar dhe mungesa e analizës logjike të jetës, bëjnë që disa individë të zbulojnë se ekziston diçka mistike, e mbinatyrshme ose hyjnore, që kontrollon praktikisht të gjitha hapat e tyre.

Në fakt, ekziston një mbizotërim historik i përdorimit të fatit, parashikimit, besëtytnisë dhe mistikës, për të “parë” në të ardhmen dhe për të zbuluar se çfarë do të ndodhë.

Në vend që të mendoni për një vit të tërë, po sikur të shihni e vëzhgoni hapësirën kohore, për shembull të një ndeshje futbolli? Nëse lojtarët zbresin në fushë duke e ditur që do të fitojnë ose humbasin, ku do të ishte kënaqësia e lojës? Dhe nëse ekipi është i stërvitur dhe i sigurt, pse duhet ta dijë rezultatin paraprakisht? Tani, nëse ekipi nuk do të ishte i stërvitur dhe do të ishte i pasigurt, mbase do të përpiqeshin të dinin rezultatin përfundimtar, si një mënyrë për të lehtësuar ankthin e tyre. Kjo është pra, pika themelore: vetëbesimi!

Filozofi L. Ron Hubbard ka shkruar: “Besimi tek vetja është vetëm siguri. Aftësia juaj është siguria juaj. Nuk ka siguri tjetër, përveçse ajo që është brenda jush”.

Nëse dikush e di se do të arrijë qëllimet e tij dhe do t’i bëjë realitet ëndrrat këtë vit që sapo ka filluar, ai nuk do të ketë asnjë interes të dijë të ardhmen, shkruan meb. Jeta për këtë person është një lojë dhe vazhdon me vendosmëri dhe angazhim. Por kur një individ ndihet i paaftë dhe nuk i beson fuqisë së tij për të arritur gjërat, ai do të kërkojë burime të tjera për t’u mbështetur, një prej të cilave është sigurimi i rremë i një parashikimi optimist.

Shkaku i uljes së vetëbesimit është akumulimi i humbjeve dhe dështimeve në jetë. Kurdoherë që një person ka vendosur të bëjë diçka dhe ka dështuar në mënyrë tragjike dhe të dhimbshme, ai ka gjeneruar një imazh të këtij episodi që mbetet në mendjen e tij, pavarësisht nëse e kujton apo jo.