image Si do ta kemi motin sot

Si do ta kemi motin sot

news image

Në ditët e ardhshme më ngrohtë, të enjten kryesisht me diell. Të premten mbrëma dhe të shtunën kohëpaskohe me shi. Të dielen me diell, temperaturat vazhdojnë rritjen.

Datat:

4.06 – Kryesisht me diell, më ngrohtë dhe erë.

5.06 – Ngrohtë, kryesisht me vransira.  Vonë pasdite dhe në mbrëmje vende-vende priten reshje të dobëta shiu.  Shiu do të vazhdojë edhe gjatë natës.

6.06 – Herët në mëngjes reshje të dobëta shiu.  Ditën ngrohtë, pjesërisht vranët me reshje lokale shiu dhe mundësi për bubullima.

7.06 – Ngrohtë dhe kryesisht me diell.  Pasdite vende-vende mundësi për riga lokale shiu.

8.06 – Shumë ngrohtë, pjesërisht vranët, me intervale më të gjata me diell.

Temperaturat e ajrit në ditët e ardhshme do të luhaten përreth vlerave mesatare për këtë periudhë kohore.  Minimale nga 6C deri 11C, e maksimalet nga 22C deri 27C.

Në krahasim me ditët e shkuara kur kishim erëra më të freskët veriore, ditëve në vijim do të fryejë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga jugperëndimi 7-13m/s.

Shtypja atmosferike do të zbres nën vlera normale. /Gazeta Sinjali/