image Shuplakë se ia zuri rendin në market, dënohet me 90 ditë burg gjilanasja

Drejtësi

Shuplakë se ia zuri rendin në market, dënohet me 90 ditë burg gjilanasja

news image

Arbërie Shabani është dënuar me 90 ditë burgim me kusht, pasi ka pranuar fajësinë se ka goditur me shuplakë të dëmtuarën F.R.

Shpalljen e aktgjykimit e ka bërë gjykatësi Veli Kryeziu, sipas të cilës, dënimi me burgim nuk do të ekzekutohet nëse brenda një viti nuk kryen vepër tjetër penale.

Vepra penale me të cilën ngarkohet e pandehura, “Sulm” është paraparë në nenin 187 paragrafi 1 të Kodit Penal të Kosovës, e dënueshme deri në 1 vit burg, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas prokurorisë, më 22 qershor 2017, në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në qendrën tregtare “Interex” në Gjilan, e pandehura Arbërie Shabani e ka sulmuar të dëmtuarën F.R. derisa kishte qenë duke pritur tek arka për pagesë, duke konsideruar që njëra-tjetrës ia kanë zënë rendin dhe për shkak të mosmarrëveshjes verbale mes tyre, e pandehura e godet me shuplakë të dëmtuarën. /Gazeta Sinjali/