image Shumica e qyteteve në Kosovë me vetëm nga 1 çerdhe, veç 44 janë në gjithë Kosovën

Arsim

Shumica e qyteteve në Kosovë me vetëm nga 1 çerdhe, veç 44 janë në gjithë Kosovën

news image

Kosova ka treguar rezultate të dobëta në PISA viteve të fundit dhe kjo sipas ekspertëve vjen si pasojë e sistemit të keqorganizuar arsimor.

Në vijë me këtë argumentim të ekspertëve qëndron edhe fakti se në Kosovë aktualisht janë vetëm 44 çerdhe publike, ndërsa shumica e qyteteve në Kosovë e kanë vetëm nga 1 çerdhe.

Qytetet të cilat kanë më shumë se një çerdhe publike janë Gjakova me 5, Gjilani me 4, Gllogovci me 2, Istogu me 5, Prishtina me 8 dhe Suhareka me 3.

Të gjitha qytetet e tjera të Kosovës, përfshirë edhe Ferizajin, Mitrovicën, Pejën, Fushë Kosovën, Podujevën e qytete tjera të mëdha kanë vetëm nga një çerdhe sipas statistikave të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Madje, ka qytete që nuk kanë fare çerdhe. Një prej tyre është edhe qyteti i Prizrenit si një nga 7 qendrat më të mëdha në Kosovë.  Edhe komuna të tjera si Deçani, Dragashi, Hani i Elezit, Leposaviqi, Novobërda, Shtërpca, Zubin Potoku, Zveçani e Kllokoti nuk kanë fare çerdhe.

Sa i përket numrit të fëmijëve të cilët shkojnë në çerdhe dhe në mësim parashkollor shifrat janë dëshpëruese në nivel Kosove. Përveç qyteteve ku nuk ka fare çerdhe, edhe në qytete të tjera, statistikat nuk janë të mira.

Në gjithë Kosovën, vetëm 4183 fëmijë shkojnë në çerdhe, ndërsa qyteti që prinë është Prishtina me 1257 fëmijë.  Qytete të tjera që kanë më shumë fëmijë në çerdhe janë Gjilani, Gjakova, Ferizaji, Istogu, Mitrovica, Peja, Fushë Kosova, Gllogovci dhe Vushtrria me numër treshifror, meqenëse të ulët.

Në qytetet e tjera ku ka institucione parashkollore pjesëmarrja e fëmijëve në çerdhe është numër dyshifror dhe i ulët. 

/GazetaSinjali/