image Shumë vende do të përballen me mungesë gruri, pas konfliktit Ukrainë-Rusi

Botë

Shumë vende do të përballen me mungesë gruri, pas konfliktit Ukrainë-Rusi

news image

E ardhmja e afërt duket e zymtë për vendet në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut që varen nga importet ruse dhe ukrainase të grurit për shkak të luftës mes të dyjave, paralajmërojnë ekspertët.

Rusia është eksportuesi numër një në botë i grurit dhe prodhuesi më i madh pas Kinës dhe Indisë ndërsa Ukraina është ndër pesë eksportuesit kryesorë të grurit në mbarë botën.

“Vjelja e grurit fillon në korrik dhe rendimenti i këtij viti pritet të jetë i shëndetshëm, që do të thotë furnizim të bollshëm për tregjet globale në kushte normale. Por një luftë e zgjatur në Ukrainë mund të ndikojë në të korrat në atë vend dhe rrjedhimisht furnizimet globale”, tha për Al Jazeera Karabekir Akkoyunlu, një pedagog në politikën e Lindjes së Mesme në SOAS, Universiteti i Londrës.

Për më tepër, dëbimi i planifikuar i disa bankave ruse nga sistemi bankar ndërkombëtar SWIFT si hakmarrje për pushtimin e Ukrainës nga Moska, pritet të godasë eksportet e vendit.

“Në një kohë të krizës globale të ushqimit dhe ndërprerjeve të zinxhirit të furnizimit për shkak të pandemisë së koronavirusit, ky është një shqetësim i vërtetë dhe tashmë po i shtyn çmimet në nivele rekord”, tha ai.

/GazetaSinjali/