image Shumë e re në moshë por milardere, kjo është bukuroshja që po çmend të gjithë

Modë & Stil

Shumë e re në moshë por milardere, kjo është bukuroshja që po çmend të gjithë

news image

Londra njihet si qyteti ku gjenden makinat më të shtrenjta dhe më luksoze në botë.

Gjatë kësaj fundjave vëmendjen e ka marrë një Lamborgini Aventador i rrallë. Por pronarja e kësaj makine është akoma më e bukur se sa vetë makina.

Pronarja e “bishës së zezë” është modelja ruse, Daria Radionova. “Bisha e zezë” me të cilën ajo ka djegur rrugët e Londrës kushton 2.5 milion paund.

Makina e modeles ruse është akoma më e veçantë, pasi ajo është e mbuluar me kristale Swarovski të cilat kanë kërkuar 2 muaj kohë për t’u vendosur aty.

Rusja e pasur është vetëm 26 vjeç dhe ka studiuar në Londër për menaxhim biznesi. Tani ajo merret me stilimin e veshjeve të vipave.

Po ashtu më parë, ajo është bërë lajm edhe për numrin e madh të këpucëve të markës “Christian Louboutin”.

Në një intervistë disa kohë më parë ajo ka thënë:

Unë kam shumë stoli. Diamantet janë shoqja më e mirë e një vajze. I kam kudo.”