image Kim Kardashian pasi u bë miliardere: E gjithë familja do të bëhemi të tillë

Bota e Yjeve

Kim Kardashian pasi u bë miliardere: E gjithë familja do të bëhemi të tillë

news image

Ylli i “The Keeping Up With the Kardashians”, Kim Kardashian ka thënë se të gjithë anëtarët e familjes së saj do të futen një ditë në listën e njerëzve miliarderë.

Kjo deklaratë e Kimit ka ardhur vetëm pak ditë pasi revista prestigjioze “Forbes” e ka futur atë në fillim të kësaj jave, për herë të parë në listën e miliarderëve.

E pyetur nga TMZ se cili prej anëtarëve të familjes së saj do të ndjekë hapat e saj, Kim ka thënë “Të gjithë”.

Nëna 40 vjeçare e katër fëmijëve ndjehet me fat dhe e bekuar që ka arritur pasurinë miliardëshe.

Sipas Forbesit, pasuria e Kimit vjen nga bizneset e saj KKW Beauty dhe SKIMS e po ashtu nga një show i saj televiziv.

Pasuria e saj është rritur nga 780 milionë dollarë në tetor të vitit të kaluar në 1 miliard dollarë këtë vit.

Kylie Jenner është motra më e vogël e Kimit e cila u bë e para nga familja Kardashian-Jenner miliardere. /Gazeta Sinjali/