Aksidente të shumta me të lënduar e me dëme materiale janë shënuar gjatë ditë së djeshme në Kosovë.
Policia e Kosovës njofton se vetëm dje janë shënuar 64 aksidente.
Një aksident i parmbrëmshëm ia ka marrë jetën një burri nga Skenderaj i cili vdiq dje pas aksidentit të një nate më herët në fshatin Runik.
Prej aksidenteve të shënuara dje, 19 janë me persona të lënduar, ndësa 45 me dëme materiale.
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar 1 mijë e 92 gjoba trafiku, të cilat megjithatë nuk i kanë parandaluar aksidentet.
Për vepra të ndryshme penale janë arrestuar 20 persona, 17 prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërkaq një në vuajtje të dënimit. /Gazeta Sinjali/