Përveç shtëpive, banesave, veturave e pasurive të paluajtshme, kryetarët e komunave në deklarimin e pasurisë kanë treguar edhe shumën e të hollave që i mbajnë në bankë.
Srxhan Vuloviq, kryetar i Zubin Potokut është kryetari komunal me më së shumti para të mbajtura në bankë. Ai i ka të ruajtura 172 mijë euro. Pas tij renditet kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri me 129 mijë euro kurse në vend të tretë është Bratislav Nikoliq, kryetar i Shtërpcës, i cili ka të deponuara në banka mbi 115 mijë euro.
Shuma e parave të kursyera nga kryetarët e komunave të Kosovës:
Lutfi Haziri, kryetar i Gjilanit ka të ruajtura 129 mijë euro në emër të tij, 86 mijë në emër të prindit dhe mbi 11 mijë në emër të gruas.
Qëndron Kastrati, kryetar i Kamenicës, i ka të ruajtura në emër të tij vetëm 13 euro e 49 cent, kurse mbi 2 mijë euro i ka të ruajtura prindi i tij.
Ramiz Lladrovci, kryetar i Drenasit, në emër të tij i ka deklaruar të ruajtura vetëm 150 euro.
Agim Aliu, kryetar i Ferizajt, ka deklaruara para të kursyera 44 mijë e 166 euro, kurse 3 mijë e 661 euro në emër të gruas.
Burim Berisha, kryetar i Fushë Kosovës, ka deklaruar para të kursyera në emër të fëmijëve 25 mijë euro.
Ardian Gjini, kryetar i Gjakovës, ka deklaruar të kursyera 7 mijë euroSrdjan Popoviç, kryetari Graçanicës ka të kursyera 32 mijë e 398 euro.
Haki Rugova, kryetari i Istogut, në bankë i ka të ruajtura 47 mijë euro.
Zenun Elezaj, kryetar i Klinës ka të deponuara në bankë 23 mijë e 612 euro
Zoran Todiç, kryetar i Leposaviçit, i ka të ruajtura në bankë 6 mijë e 713 euro.
Imri Ahmeti, kryetar i Lipjanit, i ka të kursyera 9 mijë e 800 euro.
Abdulhadi Krasniq, kryetar i Mamushës ka deklaruar të kursyera 1 mijë e 500 euro.
Agim Bahtiri, kryetar i Mitrovicës Jugore ka deklaruar 20 mijë euro të kursyera.
Goran Rakiq, që ka mbajtur detyrën e kryetarit të Mitrovicës Veriore derisa ka deklaruar 50 mijë euro të ruajtura.
Xhafer Gashi, kryetar i Obliqit, ka deklaruar të ketë të ruajtura 967 euro.
Shpend Ahmeti, kryetar i Prishtinës. ka deklaruar 3 mijë e 200 euro të ruajtura.
Mytaher Haskuka, kryetar i Prizrenit, ka deklaruar të ruajtura 1 mijë e 300 euro në emër të vet dhe 3 mijë e 600 euro në emër të gruas.
Smajl Latifi, kryetar i Rahovecit, ka mbi 20 mijë euro të kursyera.
Bratislav Nikoliç, kryetar i Shtërpcës, ka deklaruar mbi 115 mijë euro para të kursyera në bankë.
Naim Ismajli, kryetar i Shtimes, ka deklaruar të kursyera 2 mijë e 676 euro.
Bekim Jashari, kryetar i Skenderajt, ka të kursyera në bankë mbi 76 mijë euro, kurse mbi 27 mijë euro në emër të gruas.
Sokol Haliti, kryetar i Vitisë, i ka të deponuara në bankë 32 mijë e 100 euro.
Xhafer Tahiri, kryetar i Vushtrrisë, ka të kursyera në emër të vet 5.500 euro, kurse 4000 mijë në emër të gruas.
Srxhan Vuloviq, kryetar i Zubin Potokut, i ka të ruajtura 172 mijë euro.
Rufki Suma, kryetar i Hanit të Elezit i ka rreth 800 euro të kursyera.
Kryetarët e komunave që nuk kanë deklaruar para të kursyera:
Bashkim Ramosaj kryetar i Deçanit nuk ka deklaruar para të ruajtura
Shaban Shabani, kryetar i Dragashit nuk ka deklaruar para të ruajtura në bankë
Bali Muharremaj kryetar i Suharekës nuk ka deklaruar para të ruajtura në bankë
Dragan Petkoviç kryetar i Parteshit nuk ka deklaruar para të kursyera
Gazmend Muhaxheri kryetar i Pejës nuk ka deklaruar para të ruajtura në bankë
Vladica Aritonoviq, kryetar i Ranillugut nuk ka deklaruar para të ruajtura
Vuçina Jankoviç kryetare e Zveçanit nuk ka deklaruar të ketë para të kursyera
Agron Kuçi, kryetar i Junikut nuk ka deklaruar të ketë para në bankë
Bozhidar Dejanoviç, kryetar i Kllokotit nuk ka deklaruar para të ruajtura në bankë
Ragip Begaj, kryetar i Malishevës nuk ka deklaruar të ketë para të kursyera
Kryetari i Kaçanikut, Besim Ilazi nuk e ka deklaruar pasurinë. /Gazeta Sinjali