image Shuhet skuadra e njohur italiane për shkak të borxheve

Futboll

Sport/ Shuhet skuadra e njohur italiane për shkak të borxheve

news image

Klubi futbollistik i Palermos është shuar pas 32 vjetëve.

“Corriere dello Sport”, ka raportuar se djali i Maurizios, Andrea Zamparini, ka bërë një ofertë prej 10 milionë eurove për të shlyer borxhet e klubit, por që kërkesa e tij ishte shumë e ulët.

Kujtojmë së US Citta di Palermo ishte formuar në vitin 1987, duke u bërë skuadra e katërt nga Sicilia pasi e para ishte formuar në vitin 1900.

Kjo skuadër kishte arritur rezultatet më të mira në histori gjatë viteve 2000, duke përfunduar në pozitën e pestë tri herë në Serie A, si dhe duke prekur finale e Kupës së Italisë në 2011.

Palermo kishte rënë në Serie B si pasojë e krizës financiare, duke mbërritur më pas deri në Serie D dhe për t’u shuar së fundmi tërësisht./Gazeta Sinjali/