image Shuhet Grupi Parlamentar i Nismës Socialdemokrate

Politikë

Shuhet Grupi Parlamentar i Nismës Socialdemokrate

news image

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se pas largimit të deputetit Haxhi Shala nga Nisma, Grupi Parlamentar i kësaj partie, nuk ekziston më.

Kjo, sipas nenit 20 të rregullores së Kuvendit të Kosovës.

“Me këtë rast, ai grup i humb të drejtat e përcaktuara me rregulloren e Kuvendit, si janë përfaqësimi në komisione parlamentare, hapësira të nevojshme për zyre, staf politik dhe pozicione tjera”, ka thënë Osmani.

Kujtojmë, ditë më parë deputeti Haxhi Shala, u largua nga Nisma duke aderuar në AAK./ Gazeta Sinjali/