image Shuhet grupi parlamentar 6+, kjo është arsyeja

Politikë

Shuhet grupi parlamentar 6+, kjo është arsyeja

news image

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani në seancën e sotme të Kuvendit ka bërë të ditur se Grupi Parlamentar 6+ nuk ekziston më si grup.

Kjo për shkak të dorëheqjes nga ky grup i deputetes, Zikreta Aliti.

Osmani ka bërë të ditur se përfaqësimi në komisionet parlamentare është 6 nga pozita dhe 5 nga opozita.

“Grupi 6+ nuk ekziston më nga data 3 qershor, me këtë e humb të drejtat e përcaktuara me rregulloren e kuvendit që është përfaqësimi në komisionet parlamentare, përjashtim bënë Komisioni për të drejtat dhe interesat e komuniteteve”, ka thënë Osmani./Gazeta Sinjali/