image Shuarje masive e bizneseve gjatë pandemisë, mbi 50 mijë qytetarë mbetën papunë

Biznes

Shuarje masive e bizneseve gjatë pandemisë, mbi 50 mijë qytetarë mbetën papunë

news image

Rezultatet e një hulumtimi kanë pasqyruar një realitet të pa dëshiruar për bizneset dhe ekonominë kosovare, duke pasqyruar një trend ne rritje të mbylljes se bizneseve.

“Ndërmarrësia në Kosovë është në gjendje jo të mirë dhe kjo gjendje për fat të keq po e përcjell biznesin që një kohë të gjatë, duke filluar me Pandeminë COVID 19 , e pastaj edhe me krizën Globale sidomos vitin e fundit 2022, si rezultat edhe i luftës Ukrain-Rusi, tha kryetari i Aleancës së Bizneseve Agim Shahini.

Më tej ai ka treguar se janë fokusuar në periudhën 2020-2022, ku kjo mostër rezulton se kemi të bëjmë me politikat jo adekuate për të avancuar pozitën e biznesit vendor dhe të huaj.

“Nga analizat e bëra na shqetëson fakti që trendi negativ i mbylljes se bizneseve ka qenë në vazhdimësi prej vitit 2020 e këndej.  Në vitin 2020 në Pandemi, biznese të mbyllura, të shuara, pushuara e falimentuara arrin numrin rekord rreth 20 mijë biznese”, tha Shahini.

Më tej kreu i AKB-së ka theksuar se shuarja e bizneseve i shqetëson jashtëzakonisht shumë, sepse këto kompani supozohen që kanë pasur 2 e më shumë të punësuar, që përafërsisht gjatë kësaj periudhe mbetën të pa punë mbi 50 mijë punëtorë.

“Ky vit do të mbahet mend si vit i mbylljes-shuarjes masive të bizneseve në dy dekadat e fundit ku vetëm 9794 biznese regjistrohen kundrejt 20 000 që u mbyllën gjatë këtij viti. Viti 2020 është viti që ka pasur shuarje më të madhe të bizneseve ne dy dekadat e fundit, ku vetëm 9794 biznese janë regjistruar ndërsa ketë vit janë 20 338 qe mbyllen. Viti 2020 ishin hapur 9794 biznese, të shuara 1338, të pushuara 15500, ndërsa të falimentuara ishin 3500 biznese”, tha Shahini.

Sipas tij 2021 ishte vit i fillimit te rimëkëmbjes ekonomike. Derisa  viti 2022 ishte vit ku më së shumti kemi pasur biznese të hapura që nga pavarësia e këndej rreth 11 mijë e50 biznese në sektor të ndryshëm, por këtu prin sektori i tregtisë së përgjithshme që janë të regjistruara pothuajse rreth 80% në këtë sektor, por edhe në sektor tjerë të rëndësishëm për ekonominë e vendit.

Kreu i AKB-së theksoi se bizneset e shuara në këtë vit  pati numër më të madh në krahasim me vitet e kaluara rreth 1775 biznese shuan aktivitetin e vet në mënyrë zyrtare. Kurse për shkak të procedurave të vështirësuara për të shuar biznesin edhe këtë vit mbeten aktive në regjistrat e ARBK dhe të ATK rreth 2500 biznese tjera, të cilat kanë pushuar si dhe të falimentuara që sillen rreth 1000,

Shahini tregon se gjatë vitit 2020-2022 janë hapur 31497 biznese, ndërsa të mbyllura apo të falimentuata janë 29 697, që mesatarisht i bien sa biznese janë mbyllë brenda këtyre tri viteve po thuajse i njëjti edhe është hapur e që në ekonomi llogaritet qe ekonomia e vendit është rritur rreth 3%. Nga 500 kompani të shuara apo që kanë pushuar me aktivitetet e veta ekonomike,.

Shkaqet kryesore që kanë ndikuar deri tek gjendja e tyre, janë: politikat ekonomike  jo adekuate, informaliteti dhe konkurrenca jo ferr, humbja e tregjeve te reja, normat Interesi bankar ende te larta, burokracia për leje ndërtimi dhe licenca , nivel lokal dhe qendror, monopoli i krijuar nga korporatat e mëdha, politikat selektive të aplikuara nga administrata shtetërorë dhe shpenzimet më të larta se fitimi.

/GazetaSinjali/