Po vazhdon debati në rrjetin social Facebook, mes partnerëve të koalicionit qeverisës, kryeministrit Avdullah Hoti nga LDK dhe kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, shkruan Gazeta Sinjali.
Përmes një postimi, Haradinaj i ka replikuar sërish Hotit lidhur me shuarjen e Task Forcës kundër korrupsionit.
Sipas Haradinajt, vendimi i qeverisë për shuarjen e kësaj Task Force, ka ngritur shqetësime të mëdha për vullnetin politik për trajtimin efektiv të çështjeve korruptive.
“Bashkpartiakët tuaj edhe mund t’ju tolerojnë, por ky është qëndrimi i shtetit aleat që është vendimmarrës për liberalizim të vizave. Fatkeqësisht vendimi i Qeverisë së Kosovës për shuarjen e Task Forcës Anti-korrupsion, ngrit shqetësime të mëdha për vullnetin politik për trajtimin efektiv të çështjeve korruptive”, ka shkruar Haradinaj. /Gazeta Sinjali/