image Shtyhet sërish koha për dorëzimin e dokumentacionit të të ardhurave të Trumpit

Botë

Shtyhet sërish koha për dorëzimin e dokumentacionit të të ardhurave të Trumpit

news image

Njëri nga avokatët e Shtëpisë së Bardhë i ka dhënë një tjetër zgjatje për deklarimin e të ardhurave financiare të presidentit Donald Trump.

Sipas një letre të Shtëpisë së Bardhë, ndihmës këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, Scott Gast, i dha presidentit Trump afat deri më 13 gusht për të detajuar të ardhurat, borxhet, aksionet dhe kreditë e tij për vitin 2019.

Letra, e cila është e datës 29 qershor, u zbulua të hënën nga agjencitë e lajmeve, përfshirë edhe gazetën “Washington Post”.

Juristët tashmë i kanë dhënë presidentit Trump një zgjatje prej 45 ditësh, dhe ligji federal lejon vetëm dy zgjatime të tilla.

Formularët, të cilat fillimisht duhet të dorëzoheshin më 15 maj, pritet ti japin publikut amerikan një vështrim të rrallë në financat private të presidentit.

Gast nuk theksoi në mënyrë të veçantë përse ishte pranuar zgjatja e afatit, duke specifikuar vetëm se ai ishte dhënë për “shkaqe të pranueshme”.

Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha javën e kaluar se presidenti Trump “ka një relacion të ndërlikuar dhe ai është përqendruar në zgjidhjen e pandemisë së koronavirusit dhe çështjeve të tjera./ Gazeta Sinjali.