image Në Gjermani, të huajt fitojnë më shumë se vendasit

Evropë

Në Gjermani, të huajt fitojnë më shumë se vendasit

news image

Hulumtimet më të reja të Institutit për ekonominë gjermane (IW) tregojnë se shumë banorë të Gjermanisë që vijnë nga vendet e tjera fitojnë më shumë se vet gjermanët.

Të dhënat që ka publikuar gazeta “Welt am Sonntag” bazohen në statistikat e Entit Federal për Punësim të Gjermanisë.

Indusët në Gjermani, të cilët punojnë një orar të plotë të punës, mesatarisht brenda muajit realizojnë 4.824 euro, që është thuaja rreth 1.300 euro më shumë se realizimi i gjermanëve. Të dhënat e publikuara nuk saktësojnë nëse është fjala për bruto të ardhura, e dhënë kjo në të cilën gjermanët tregojnë rrogat mesatare.

Shumë akademikë nga vendet e treta nga 2012-a vendosen në Gjermani, dhe në mesin e tyre më së shumti matematicientë, ekspertë të informatikës dhe të shkencave të natyrës si dhe inxhinierë të cilët punojnë në të ashtuquajturat MINT profesione.

MINT është shkurtesa për matematicientë, punëtorë të informatikës, ekspertë të lëmive të shkencave të natyrës dhe teknikë të ndryshëm.

Ata në Gjermani paguhen ndjeshëm mbi mesataren. Rroga mesatare e gjermanëve është 3.541 euro (bruto), austriakët në Gjermani realizojnë 4.582 euro në muaj, amerikanët 4.468 euro.

Britanikët, kinezët, zviceranët dhe brazilianët si dhe ata që vijnë nga shtetet e Beneluksit, pokështu kanë rrogën mesatare mbi kufirin prej 4 mijë eurosh. Edhe francezët në Gjermani mesatarisht paguhen më shumë se gjermanët, përkatësisht 3.952 euro.

Për dallim nga këta, sirianët kanë rrogën mesatare të ulët, e cila sillet rreth 2.195 euro, rumunët realizojnë në Gjermani rrogë mesatare 2.157 euro dhe bullgarët 2.072 euro./GazetaSinjali/