Disneyland Paris do të shtyejë rihapjen deri më dy prill, për shkak të pandemisë COVID-19.
“Për shkak të kushteve mbizotëruese në Evropë, Disneyland Paris nuk do të rihapet më 13 shkurt siç ishte planifikuar fillimisht. Nëse kushtet e lejojnë, ne do të rihapim Disneyland Paris në 2 Prill, 2021,” u tha në një komunikatë për shtyp, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Sinjali.
Franca ka pësuar më shumë se 70,000 vdekje nga pandemia e koronavirusit, duke u bërë një nga vendet me rrezik më të lartë në të gjithë botën dhe tani ka filluar vaksinimi masiv, në një përpjekje për të lehtësuar bllokimet dhe për të ringjallur ekonominë.
Të Dielën, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se Franca kishte vaksinuar më shumë se 422,000 njerëz që nga fillimi i fushatës së vaksinimit më 26 dhjetor. /Gazeta Sinjali/