Nga Dhomat e Specializuara është bërë e ditur se gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çliritmare të Kosovës, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi është shtyrë për një javë, shkruan Gazeta Sinjali.
Në faqen zyrtare të tyre bëhet e ditur se gjykimi do të rifillojë të hënën, më 17 prill, në orën 09:00.
Dëgjimi i dëshmitarës së parë ndaj Thaçit dhe të tjerëve ka nisur që nga fillimi i kësaj jave, ndërsa sot ka vazhduar dita e tretë e dhënies së dëshmisë, të dëshmitarit të mbrojtur në këtë çështje gjyqësore, ku dëshmitarja i është përgjigjur pyetjeve të mbrojtjes.