Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë ditës së sotme në agjendën e tij e ka pasur që të takohet në orën 16:25 me liderin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafën.
Mirëpo, ky takim është shtyrë për ditën e nesërme në mëngjes, në orën 09:00, teksa arsyet nuk janë bërë të ditura.
Rama nesër do të zhvillojë takimin me kryetarin në detyrë të AAK-së, Ramush Haradinaj, duke nisë nga ora 11:00, nga ora 12:00 me Behgjet Pacollin e AKR-së, një orë më parë Kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe në orën 13:00 kryeministri shqiptar do të ketë deklarim për media. /Gazeta Sinjali/