image Shtyhet ndeshja Prishtina - Gjilani, kjo është arsyeja

Futboll

Shtyhet ndeshja Prishtina – Gjilani, kjo është arsyeja

news image

Ndeshja e Superligës së Kosovës mes Prishtinës dhe Gjlanit është shtyrë për datën 30 mars, shkruan Sinjali Sport.

Sipas njoftimit të FC Prishtinës, kjo ka ndodhur për shkak të ruajtjes së fushës së stadiumit “Fadil Vokrri” për ndeshjet e Kosovës.

“Për shkak ruajtjes së fushës së stadiumit “Fadil Vokrri”, për ndeshjet e Kosovës, ndeshja e javës së 26-të ndërmjet Prishtinës dhe Gjilanit është shtyrë për ditën e martë, 30 mars. Dueli fillon nga ora 15:00”, thuhej në njoftimin e prishtinasve.

Kosova do t’i luajë dy ndeshje në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku fillimisht “Dardanët” luajnë më 24 mars miqësoren ndaj Lituanisë, kurse më 28 e presin Suedinë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.

Më pas më 31 mars, Kosova i shkon Spanjës për ndeshjen e fundit të këtij muaji./Gazeta Sinjali Sporti/