image Shtyhet konferenca e Speciales për Thaçin, Veselin, Selimin e Krasniqin

Drejtësi

Shtyhet konferenca e Speciales për Thaçin, Veselin, Selimin e Krasniqin

news image

Është shtyrë transmetimi i konferencës për ecurinë e çështjes gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit e paraparë të nis në orën 11:00, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Dhoma e Specializuar, në të cilin thuhet se ky transmetim është shtyrë për 45 minuta.

“Transmetimi i Konferencës për ecurinë e çështjes në çështjen kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit, e cila do të mbahet sot në orën 11:00, do të bëhet me një vonesë prej 45 minutash”, thuhet në njoftim./Gazeta Sinjali/