image Shtyhet deri me 1 shtator liga e madhe evropiane

Futboll

Futboll/ Shtyhet deri me 1 shtator liga e madhe evropiane

news image

Liga Holandeze mund të quhet si e përfunduar tani. Kryeministri i Holandës ka vendosur që ta shtyjë edhe njëherë ligën e futbollit.

Kryeministri Mark Rutte në një konferencë për shtyp ka treguar që nuk do të ketë futboll deri me 1 shtator, transmeton Gazeta Sinjali.

Ndeshjet nuk do të lejohen as me dyer të mbyllura, prandaj pak a shumë mund të themi se sezoni në Ligën e Holandës ka përfunduar.

Në Holandë dy ekipe kanë pikë të barabarta. Ajaxi dhe Az Alkmaar janë të parat me pikë të barabarta me nga 56 pikë. /Gazeta Sinjali/