image Kryediplomatja e Holandës: Tejet e shqetësuar për zhvillimet në veri të Kosovës

Politikë

Kryediplomatja e Holandës: Tejet e shqetësuar për zhvillimet në veri të Kosovës

news image

Ministrja e Jashtme e Holandës, Hanke Bruins Slot, ka reaguar pas ngjarjeve të sotme në veri të Kosovës ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku dhe tre të tjerë janë të lënduar.

Ajo tha se është “tejet e shqetësuar”, derisa ka shpërndarë deklaratën e kryediplomatit të BE-së, Josep Borrell.

“Tejet e shqetësuar për zhvillimet në veri të Kosovës. BE-ja dhe shtetet e saj anëtare kërkojnë vazhdimisht të gjithë aktorët të punojnë për të de-përshkallëzuar situatën”, ka shkruar ajo.

BE ka kërkuar të mbahen përgjegjës autorët e këtij sulmi ndaj Policisë së Kosovës.

/GazetaSinjali/