image Shtyhet afati për Brexit, Britania nuk largohet të ejten

Botë

Botë/ Shtyhet afati për Brexit, Britania nuk largohet të ejten

news image

Kryeministri britanik, Boris Johnson u detyrua të kërkonte një shtyrje të Brexit pasi parlamenti nuk mbështeti marrëveshjen e tij.

Liderët e Bashkimit Evropian ranë dakord të shtyjnë Brexitin deri më 31 janar 2020, çka do të thotë se Britania nuk do të dalë nga blloku të enjten, siç ishte planifikuar.

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, tha se kjo ishte një shtyrje, çka do të thotë se Britania e Madhe mund të dalë nga BE edhe para afatit të fundit nëse marrëveshja do të miratohet në parlament.

“Ishte një takim i shkurtër dhe efikas dhe unë jam i lumtur me vendimin e marrë”, ka thënë Michel Barnier, negociatori i BE-së pë Brexit.

Johnson në vazhdimësi ka thënë se Britania e Madhe do të dilte nga BE më 31 tetor, me apo pa marrëveshje, por ligji kërkon nga ai të pranojë ofertën e BE për shtyrje. Johnson po përpiqet tani të bindë deputetët të bien dakord për një agjendë të re për marrëveshjen e tij të Brexitit dhe zgjedhje më 12 dhjetor./Gazeta Sinjali/