Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), ka njoftuar se ndeshjet e rrethit të dytë të Kupës së Kosovës në futboll, të parapara të zhvillohen të mërkurën, janë shtyrë.
Ky vendim është marrë duke pasur parasysh vendimin e presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, se dita e mërkurë të jetë ditë zie në Kosovës.
Në njoftimin e FFK-së bëhet e ditur se në shenjë respekti për viktimat e tërmetit, ndeshjet e rrethit të dytë do të zhvillohen, të enjten më 28 nëntor./Gazeta Sinjali/