Bisedimet në Moskë në mes të liderëve rivalë të Libisë janë shtyrë për të nesërmen, ashtu që të dy zyrtarët të shqyrtojnë propozimet e Rusisë dhe Turqisë.
Fayez al-Sarraj, udhëheqës i Qeverisë së njohur nga Kombet e Bashkuara në Tripoli dhe rivali i tij, Khalifa Haftar, komandant i Ushtrisë Kombëtare të Libisë janë takuar me diplomatë dhe zyrtarë të lartë ushtarakë rusë dhe turq, për më shumë se shtatë orë.
Bisedimet janë zhvilluar me dyer të mbyllura dhe Sarraj nuk është takuar drejtpërdrejt me gjeneralin Haftar.
Tentimet për armëpushim kanë hyrë në fuqi më 12 janar.
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov dhe homologu i tij turk, Mevlut Cavusoglu, kanë thënë se Sarraj ka nënshkruar draft-marrëveshjen, mirëpo Haftar ka kërkuar më shumë kohë për ta shqyrtuar atë.
Haftar mbështetet nga Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërsa Qeveria në Tripoli e ka mbështetjen e Turqisë dhe Katarit.
Forcat rebele po bëjnë përpjekje të marrin kontrollin e Tripolit.
Rusia dhe Turqia u kanë bërë thirrje rivalëve që të pajtohen për armëpushim dhe t’i japin fund luftës nëntëmujore për të stabilizuar këtë shtet të Afrikës Veriore. /Gazeta Sinjali/