Çmimet e naftës janë rritur për afër 4 përqind. Sulmet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë së Madhe ndaj grupit të Houthi në Jemen kanë qenë shkas për këtë, raporton BBC.
Nafta e papërpunuar Brent ka shkuar në 80 dollarë për barrel, çmim i cili është arritur për herë të parë në vitin 2024, pasi rebelët e përkrahur nga Irani u zotua se do të hakmerrej ndaj veprimeve ushtarake të fuqive perëndimore.
Derisa çmimi ka shënuar rritje, ai mbetet poshtë tavanit të arritur kur Rusia nisi pushimin e Ukrainës.
Në West Texas çmimi për barrel ka shkuar në 74.03 dollarë, apo rritje në përqindje prej 2.79 përqind.