image Shtrenjtohet edhe uji i pijshëm në Kosovë

Sociale

Shtrenjtohet edhe uji i pijshëm në Kosovë

news image

Konsumatorët të cilët marrin shërbime nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, KRU “Gjakova”, do të paguajnë për 1 cent më shumë ujin në fund të këtij muaj, ndërkohë ata të KRU “Bifurkacioni” do të paguajnë 2 centë më shtrenjtë.

Të dhënat të cilat janë publikuar nga Autoriteti Rregullator, shihet se rritje ka pasur në tarifat vetëm për ujin e pijshëm, derisa në ato për ujin joshtëpiak ka pasur ulje për dy centë.

Tarifat e KRU “Prishtina” për vitin 2021

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, një qytetar shpenzon rreth 90 litra ujë në ditë./GazetaSinjali/