image Shtrenjtimi i rrymës, LDK paralajmëron dërgimin e rastit në Gjykatën Kushtetuese - Sinjali

Shtrenjtimi i rrymës, LDK paralajmëron dërgimin e rastit në Gjykatën Kushtetuese

news image

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, me anë të një konference për media ka treguar përmbajtjen e komenteve, të cilat partia e saj i ka dërguar në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë.

Bajrami ka thënë se shpërndarja e subvencioneve të qeverisë duhet bërë për të gjithë qytetarët pa dallim, e jo vetëm për ekonomitë familjare që shpenzojnë deri në 600 KW.

“Kemi pa se Qeveria e Republikës së Kosovës ka zotuar 75 milionë euro, me të cilët ka vendosur të subvencionojë ekonomitë familjare deri në 600 KW dhe sektorin e biznesit, konsiderojmë se shpërndarja e subvencionimit duhet të bëhet për të gjithë qytetarët pa dallim, sepse ndarja e 600 KW as nuk është ndarje në bazë të standardit të jetesës, e as nuk është kurrfarë kriteri që do të kontribuojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve”, u shpreh Bajrami në konferencë.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin