Pas një periudhe të gjatë stabilizimi, e cila ushqeu shpresat se në njërën prej vendeve më të goditura nga koronavirusi gjendja po ecte drejt një përmirësimi, shifrat e reja kanë mbjellë sërish shqetësim.
Rreth 1,600 raste të reja pozitive me koronavirus janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit në Itali.
Ndërkohë nga COVID-19 u regjistruan edhe 10 viktima, ndërsa është në rritje edhe numri i pacientëve me terapi intensive.
Aktualisht, bilanci total i jetëve të humbura atje llogaritet në mbi 35,500, ndërsa të prekurit me koronavirus kanë arritur në shifrën 283,000.
Numri global i vdekjeve nga pandemia e koronavirusit ka arritur në mbi 900,000, sipas Universitetit Johns Hopkins, ndërsa infektimet kapin shifrën 27.7 milionë./Gazeta Sinjali/