Qeveria e Britanisë së Madhe, dje ka vendosur në karantinë qytetin e Leicesterit, qytet i cili ka shënuar rritje të rasteve të reja me koronavirus.
Edhe pse Britania ka hequr masat e izolimit, Leicesteri është futur në karantinë për shkak se rastet e fundit janë në rritje më shumë se në çdo qytet tjetër.
Me 4 korrik do të largohen edhe disa kufizime, por qyteti Leicester dhe rrethina e tij tash janë të detyruar të kthehen prapa.
Ministri britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock, tha se shkalla e infektimeve për shtatë ditë në Leicester është 135 raste për 100,000 persona, tri herë më e lartë se qyteti i dytë në listë, dhe i ka pasur 10 për qind të të gjitha rasteve në vend gjatë javës së kaluar, shkruan “The Guardian”.
“Duke e pasur parasysh përhapjen në Leicester, ne nuk mund të rekomandojmë që lehtësimi i izolimit kombëtar më 4 korrik të ndodhë edhe në Leicester”, tha ministri Hancock përmes një deklarate drejtuar kuvendit.
Ai bëri thirrje që njerëzit t’i shmangin udhëtimet e panevojshme drejt këtij qyteti që shtrihet në pjesën qendrore të Anglisë./ Gazeta Sinjali/